LAJMI I FUNDIT:

Rama: Me Kurtin jemi miq, besoj se do të bashkëpunojmë për realizimin e projekteve të mëdha në Prishtinë

Rama: Me Kurtin jemi miq, besoj se do të bashkëpunojmë për realizimin e projekteve të mëdha në Prishtinë

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, tha se beson në bashkëpunimin e Qeverisë Kurti për realizimin e projekteve të mëdha në Prishtinë, megjithatë ai nënvizoi se projektet e tij mund të realizohen edhe nëse nuk e ka mbështetjen e nivelit nacional.

“Projektet në programin tim mund të bëhen edhe brenda buxhetit të komunës, mirëpo unë e kam paraqitur si paralele që ne për këto projekte kemi qasje edhe në fondet e IPA-s, pra në fondet e BE-së të cilat janë të dedikuara për shtete në zhvillim siç është Kosova|”.

“Për regjion janë 14.2 miliardë buxhet që i dedikohen tërë regjionit të Ballkanit Perëndimor, ku kanë qasje edhe qeveritë qendrore por edhe ato lokale me projekte, prandaj ne do ta kemi zyrën speciale për joshjen e këtyre fondeve. Mirëpo pikat kyçe që duhet t’i plotësojmë janë po ashtu se a bëhen këto projekte me seriozitet dhe nga zyrat profesioniste dhe ne e kemi paraqitjen e programit, koston dhe aspektin kohor dhe ai përmbushë përmasat për shembull punësimi, apo a merret me aspektin e kulturës apo ngritjes së nivelit shoqëror dhe të gjitha pikat që ne i kemi përmendur i plotësojnë këto kushte dhe për këtë arsye kam shumë vetëbesim që ne do të kemi mundësi t’i joshim fondet nga BE”, u shpreh ai.

“Unë mendoj se qeveria nuk ka asnjë arsye të mos na përkrahë, por nëse nuk na përkrahin, vetëm po them nëse, sepse nuk besoj që nuk na përkrahin, por nëse jo atëherë ne si qeveri lokale kemi qasje në fonde si ato të BERZH-it, të Bashkimit Evropian. Qeveria lokale aty mund të ketë qasje të drejtpërdrejtë mirëpo kamata nëse nuk e kemi garancionin prej nivelit qendrorm kamata është më e lartë” tha Rama në KlanKosova.

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës më tej theksoi se ende nuk është kontaktuar nga kryeministri Kurti, por u shpreh i sigurt se ky i fundit do ta ftojë për takim.

“Jo ende, por me siguri që do të më thërras edhe zotëri Kurti, do të kemi takim, ai është kryeministër i Kosovës, i shtetit dhe unë kryetar i kryeqytetit, gjithsesi që do të kemi takim, unë zotërinë Kurti e njoh para shumë kohësh, njihemi moti dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se nuk do të kemi bashkëpunim, e kam mik, shok” tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Lajme
Kalo në kategori