LAJMI I FUNDIT:

Rama fton vizitorët në Gjirokastër, nxjerr pamje nga restaurimet e fundit në qytetin e gurtë

Rama fton vizitorët në Gjirokastër, nxjerr pamje nga restaurimet e fundit në qytetin e gurtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video në rrjetet sociale të investimeve të fundit të bëra për përmirësimin e infrastrukturës në Gjirokastër.

Në një postim në Facebook, Rama ka ftuar qytetarët që të vizitojnë muzetë e rinj ë qytetin e gurtë, pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.


“Mirëmëmgjes, dhe me këto pamje ftuese të dy muzeve të rinj në Gjirokastër, Muzeut Etnografik dhe Muzeut “Ismail Kadare”, që bashkë edhe me “Sokakun e të marrëve” e me shtegun “Edward Lear”, i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.

Në videon e publikuar nga ministri shihen disa nga shtëpitë muze dhe rrugicat e restauruara së fundmi në Gjirokastër.

Më 15 korrik 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj.

Bashkë me qytetin e Beratit, këto dy qytete historike janë ruajtur mirë dhe është investuar vazhdimisht në restaurimin e ndërtesave unike. Gjirokastra dëshmon për pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë urbane dhe arkitektonike të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori