LAJMI I FUNDIT:

Rama bën thirrje për lirimin e tre policëve të kapur nga forcat serbe: Zgjidhja për paqe është në tryezë, Kosova ka mundësinë e artë

Rama bën thirrje për lirimin e tre policëve të kapur nga forcat serbe: Zgjidhja për paqe është në tryezë, Kosova ka mundësinë e artë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot për situatën në veri i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin hungarez Viktor Orban. 

Rama ka nënvizuar nevojën urgjente që tre policët e Kosovës të kapur nga forcat serbe të kthehen në shtëpi.

“Përtej pretendimeve per kapjen e tyre, për të cilat KFOR nuk jep pozicion publik por do të depozitojë një raport në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozohej se kanë prekur vijën e kufirit, prekja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi të fokusuar qysh nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur. Po përdorim të gjitha kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e përbashkët të anuluar të dy qeverive dhe për mundësinë e bashkëpunimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurit për të zgjidhur situatë në veri, Rama ka sqaruar se zgjidhja e përbashkët është ofruar nga bashkësia euro-atlantike.

Ai ka shtuar se zgjidhja më e rëndësishme për interesin tonë është që paqja është në tryeze.

“Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri për ta bërë Kosovën një vend që ta njohin të gjithë”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se fokusi është tek paqja përfundimtare në tryeze.

Kosova ka mundësinë e artë dhe propozimi që ka bërë SHBA dhe BE është propozimi më i mirë, tha kryeministri, duke shtruar se marrëveshja që është tani në tavolinë nuk do të jetë aty përgjithmon.

Më tej, referuar propozimit të asociacionit, Rama theksoi se Kosova duhet ta pranojë pasi më vonë situatat mund të ndryshojnë.

“Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë. Sot Bashkësia euroatlantike i ka dhënë Kosovës mundësinë e artë dhe propozimi në tryezë i mbështetur nga BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës. Besoj se mund ta them me plotë gojën, kjo mundësi e artë nuk do të jetë përgjithmonë. Situatat mund të ndryshojnë, dinamikat mund të ndryshojnë dhe pastaj mund të hyjmë në një tjetër situatë që nuk do të ketë më zgjidhje”, tha ai.

Ai ka përsëritur se është i fokusuar në zgjidhjen e propozuar duke shtuar se “të tjerat janë pilula egazlatimi për ata që shikojnë veten si patriotë imagjinarë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Lajme
BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Kalo në kategori