LAJMI I FUNDIT:

Raketa laserike që nuk shpërthejnë, por që hapin gjashtë tehe të mprehta dhe shkatërrojnë cakun – gjithçka që duhet të dini për dronin që vrau gjeneralin iranian

Raketa laserike që nuk shpërthejnë, por që hapin gjashtë tehe të mprehta dhe shkatërrojnë cakun – gjithçka që duhet të dini për dronin që vrau gjeneralin iranian

Gjenerali iranian Qassem Soleimani, që më herët i kishte mbijetuar një sërë atentatesh, është vrarë me raketat laserike “Hellfire”, që janë shkrepur nga droni “MQ-9 Reaper” që pothuajse nuk dëgjohet fare gjatë fluturimit. Në rrethin e ngushtë të ushtarakëve ky dron quhet “makineria e përkryer për vrasje”.

Ndërkaq kur gjenerali i pushtetshëm zbriti nga aeroplani në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit pas një fluturimi nga Siria, atje ishte pritur nga gjenerali Abu Mahdi al-Muhandis, komandant i njësive paramilitare që me përkrahjen e Iranit veprojnë në Irak, transmeton Telegrafi.


Në rast se do të vinte deri te një luftë mes SHBA-ve dhe Iranit, Trump do të mund të autorizonte përdorimin e këtyre pesë armëve
Lexo po ashtu Në rast se do të vinte deri te një luftë mes SHBA-ve dhe Iranit, Trump do të mund të autorizonte përdorimin e këtyre pesë armëve

Soleimani dhe al-Muhandis ishin futur në një veturë Toyota SUV së bashku me ndihmësit e tyre, kurse në një veturë tjetër të njëjtës markë kanë qenë truprojat e tyre.

E vetëm pak momente më pas, derisa veturat po i afroheshin portës së aeroportit, konvoji i tyre i vogël është goditur me katër raketa, ku si pasojë veturat janë shkatërruar plotësisht.

Sirena, britma e shpërthime - pamje nga vendi ku është kryer sulmi ndaj gjeneralit iranian
Lexo po ashtu Sirena, britma e shpërthime - pamje nga vendi ku është kryer sulmi ndaj gjeneralit iranian

Raketat ishin shkrepur nga droni MQ-9 Reaper” i cili ishte dërguar nga baza ajrore e SHBA-vë në Katar. Ky lloj droni bartë katër raketa laserike “Hellfire”, që mund të shkatërrojnë edhe një tank.

Droni kushton 64 milionë dollarë dhe fluturon me shpejtësi prej 370 kilometra në orë, kurse ekspertët thonë se nuk lëshon tinguj gjatë punës kështu që është e pamundur të dëgjohet derisa fluturon mbi caqet.

Droni që hedh raketat me precizitet mund të dërgojë video incizime kudo nëpër botë, dhe drejtohet nga dy persona që e dirigjojnë nga qindra kilometra largësi.

Publikohen pamjet e sulmit ajror ndaj gjeneralit iranian Qassem Soleimani dhe zyrtarëve tjerë ushtarakë, raketat godasin konvojin
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e sulmit ajror ndaj gjeneralit iranian Qassem Soleimani dhe zyrtarëve tjerë ushtarakë, raketat godasin konvojin

Sipas gjitha gjasave sulmi është kryer me raketa “Hellfire R9X Ninja”. Këto raketa janë të projektuara enkas për të shkaktuar sa më pak dëme anësore dhe në vend se të ndodh shpërthimi, nga raketa dalin gjashtë tehe të mprehta që sillen dhe shkatërrojnë cakun.

Përpos karakteristikave ofensive, përdoret për vëzhgim dhe spiunim por edhe për misione të shpëtimit. Krahët i ka rreth 20,1 metra të gjerë, kurse gjatësia e trupit është 11 metra e sa i përket lartësisë 3,8 metra. Ai peshon 2,233 kilogramë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori