LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen Bank “Banka më e mirë” në Kosovë

Raiffeisen Bank “Banka më e mirë” në Kosovë

Jo më pak se 23 çmime meritore iu dhanë Grupit RBI në “European Banking Awards” të EMEA Finance. Revista me famëe financave e shpalli RBI si “Banka më e mirë në EQL dhe BSHP” dhe degën e saj sllovake Tatra banka si “Banka më inovative në EQL dhe BSHP”. Gjithashtu, ajo dekoroi Tatra bankën për aplikacionin e saj të pagesave bankare përmes celularit “mobile banking” me çmimin “Produkti më i mirë i lansuarnë EQL &BSHP”.

Për më tepër, EMEA Finance përzgjodhi RBI dhe bankat e saj vartëse si “Banka më e mirë” në Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, pastaj si “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri, Bjellorusi, Rumani dhe Rusi, si “Banka më e mirë e investimeve” në Austri, Rumani, Rusi “Banka më e mirë e huaj e investimeve” dhe Serbi, si “Banka më e mirë private” në Bullgari, Çeki dhe Poloni si dhe si “Menaxheri më i mirë i aseteve” në Bullgari dhe Sllovaki.


“RBI është Banka më e mirë në EQL & BSHP sipas EMEA Finance. Banka vazhdon të operojë mebilanc pozitiv duke gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 587 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2017 dhe duke përfunduar bashkimin me RZB amë. Veprimet e shpejta dhe efektive të bankës për të rivendosur profitabilitetin, ristrukturimi në Ukrainë si dhe lëvizjet vendimtare për t’u përqendruar në tregje të caktuara kryesore dhe njëkohësisht duke u larguar nga tregje të tjera, kanë bërë që banka të jetëtë paktën një vit përpara afatit të paraparë përkitazi me planin e saj të riorganizuar strategjik. RBI synon me vendosmëri të vazhdojë me progresin e mirë të arritur duke i ulur kreditë e saj joperformuese dhe perspektiva e saj është shumë e mirë”, ka thënë Christopher Moore, botues dhe kryeshef ekzekutiv në revistën EMEA Finance.

“Rezultati i shkëlqyer në Europe Banking Awards të EMEA Finance konfirmon se RBI është në rrugën e duhur. Jo vetëm që Grupi ka performancë tëmirë, por gjithashtu dëshmohet të jetë përcaktues i agjendës në fushën e inovacionit dhe bankingut digjital”, komenton kryeshefi ekzekutiv i RBI, Johann Strobl. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori