LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci fiton duelin e parë gjysmëfinal ndaj Golden Eagle Yllit

Rahoveci fiton duelin e parë gjysmëfinal ndaj Golden Eagle Yllit
(Foto: basketbolli.com/Shqipron Berisha)

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 69-66 (20:8, 21:19, 9:16, 19:23), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen me një seri prej 11:1 dhe ishin më të mirë në çerekun e parë që e fitojnë 20:8. Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku arrijnë epërsi deri në 17 pikë, 39:22, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 41-27.


Mysafirët kishin paraqitje tjetër në pjesën e dytë. Perioda e tretë ishte shumë më interesante, ku Rahoveci, dy minuta nga fundit kishte epërsi 50:39, por mysafirët me katër pikë radhazi ngushtojnë shifrat në 50:43. Skuadra nga Theranda vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit.

Ata arrijnë të barazojnë shifrat në 52:52, dhe të kalojnë për herë të parë në epërsi 59:62 me një tre pikësh nga Valon Bunjaku, tre minuta nga fundi.

Më pas u zhvillua një dramë e vërtetë deri në fund, ku gjashtë sekonda nga fundi pranë rezultatit 67:66, Clark i Yllit humbi dy gjuajtje të lira dhe Rahoveci triumfon në fund 69-66.

Te Rahoveci u dalluan Darell Davis me 23 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Golden Eagle Ylli pikë dyshifore shënuan Erjon Kastrati 14, Elyjah Clark 13, Valon Bunjaku dhe Demetris Morant nga 12.

Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori