LAJMI I FUNDIT:

Rafael Leao tregon kundërshtarin e tij më të vështirë me të cilin është përballur

Rafael Leao tregon kundërshtarin e tij më të vështirë me të cilin është përballur

Rafael Leao pranon se mbrojtësi i Chelseat dhe ish-ylli i Milanit, Thiago Silva është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë dhe shpjegon pse ai gjithmonë buzëqesh në fushë.

Sulmuesi i Milanit foli me fansat përmes llogarisë së tij zyrtare në YouTube, me nofkën Way 45, duke iu përgjigjur shumë pyetjeve rreth karrierës së tij.


23-vjeçari u pyet se kush është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur në karrierën e tij: “Thiago Siva, një lojtar me përvojë që ka cilësi dhe e kupton mirë hapësirën. Ai është një lojtar i zgjuar, kjo është fjala e duhur. Danilo (Juventus) është gjithashtu i fortë”, u përgjigj ai.

Chelsea ia ofron Milanit dy yje për Leaon
Lexo po ashtu Chelsea ia ofron Milanit dy yje për Leaon

Leao është përballur me Thiago Silvan dy herë këtë sezon gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Braziliani është një ish-mbrojtës i Milanit dhe fitoi titullin e Serie A me kuqezinjtë në 2010-11 nën drejtimin e Max Allegrit.

Leao vazhdoi duke thënë se ai nuk do të ndryshonte “asgjë” në karrierën e tij. “Kam pasur ulje dhe ngritje, por të gjitha më kanë ndihmuar të rritem si lojtar dhe person”.

Sulmuesi shtoi se prindërit e tij janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij, ndërsa pikë referimi në futboll është bashkëkombasi i tij Cristiano Ronaldo. Megjithatë, “Ronaldinho, Robinho dhe Neymar” ishin gjithashtu ndër lojtarët e tij të preferuar si fëmijë.

Portugezi u premtoi tifozëve të Milanit: “Do t’i lyej flokët me ngjyrë të zezë dhe të kuqe nëse fitojmë Ligën e Kampionëve për të përfaqësuar Milanin dhe qytetin e Milanos”.

Së fundmi, Leao shpjegoi se përse buzëqesh gjithmonë në fushë: “Secili ka veset e veta, mënyrën e vet për të treguar se po bën diçka që i pëlqen. Dhe e imja, që kur isha më i ri, gjithmonë ka treguar dhëmbët e mi dhe ka shprehur atë që më pëlqen të bëj. Kjo është arsyeja pse unë qesh gjithmonë, por është diçka që nuk e kuptoj, thjesht ndodh natyrshëm”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori