LAJMI I FUNDIT:

Radioja më prestigjoze e New Yorkut e shpërblen me mirënjohje Dua Lipën, kënga e saj “New Rules” është më e transmetuara në historinë e saj

Radioja më prestigjoze e New Yorkut e shpërblen me mirënjohje Dua Lipën, kënga e saj “New Rules” është më e transmetuara në historinë e saj

Senzacioni i muzikës pop, dy herë fituese e çmimeve “Grammy”, Dua Lipa ka disa nga këngët më të njohura në industri. Kënga e saj e hit “New Rules” në veçanti u pëlqye nga Radio Stacioni muzikor numër një në New York, Z100 .

Dua Lipa kohët e fundit theu rekordin e stacionit në radio për këngën më të luajtur ndonjëherë me hitin e saj “New Rules”. Kënga e publikuar në korrik të vitit 2017, pati një sukses të jashtëzakonshëm. “New Rules” u shkrua nga Caroline Ailin, Emily Warren dhe prodhuesi i saj Ian Kirkpatrick.


Për 20 vjet kënga më e transmetuar në Z100 e të gjitha kohërave ishte “Dolls Goo Goo” nga Iris, e cila u publikua në vitin 1998.

Dua Lipa (Foto: Adam Berry/Getty Images/Guliver)

19 vjet më vonë në 23 gusht 2017, Z100 lëshoi për herë të parë këngën “New Rules” nga Dua Lipa. Pas më pak se një vit kënga u ngrit në pesë këngët më të transmetuara të Z100 në New York, të të gjitha kohërave.

Tani ka tejkaluar të gjithë mbajtësit e rekordeve të mëparshme. Deri më sot, “New Rules” ka arritur të kap një audiencë prej 225 milion dëgjuesve, dhe ka arritur të transmetohet deri në 5.624 brenda një viti.

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

“Kur e bëra për herë të parë këtë këngë, nuk e kisha menduar kurrë që diçka e tillë do të ndodhte”, tha Dua Lipa për gazetarin Mark Medina, drejtor i programit në Radion Z100.

“Unë jam super super mirënjohëse dhe falënderuese për gjithçka që kjo këngë ka sjellë vërtet në jetën time dhe ju djema më mbështetët që në fillim”, ka thënë më tej këngëtarja shqiptare.

E njëjta pranoi një çmim si mirënjohje për këtë rekord, nga Radio numër 1 në New York, Z100. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori