LAJMI I FUNDIT:

Radev: Nuk kemi kohë të mjaftueshme për largimin e vetos ndaj Maqedonisë

Radev: Nuk kemi kohë të mjaftueshme për largimin e vetos ndaj Maqedonisë

Presidenti bullgar Rumen Radev është shprehur i lumtur me nivelin e negociatave, që kanë arritur të dakordohen me Maqedoninë e Veriut.

Ai nga Letonia ka thënë për mediat bullgare se propozimi francez jetëson kërkesat bullgare dhe pa ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë nuk ka fillim negociatash me BE-në.


“Me të vërtetë po bëjmë përparim, tashmë është pranuar të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës për Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimisht duhet të ndryshohet kushtetuta dhe pastaj të fillojnë negociatat me BE-në.Çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së në kuadrin e negociatave. Ky nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë, këto janë çështje që kanë të bëjnë me themelet e BE-së dhe pas shumë takimeve dhe bindjeve partnerët evropianë më në fund e kanë kuptuar se qasja për zgjidhjen e këtyre çështjeve është brenda Evropës. Barazia e bullgarëve maqedonas është priotitet”, thotë Radev.

Ai shtoi se Qeveria dhe Kuvendi Popullor duhet të vendosin nëse protokolli dypalësh me Shkupin e mbron mjaftueshëm interesin bullgar për të ndërtuar tani e tutje marrëdhëniet negociuese mbi bazën e tij.

“Ky është çelësi për një zgjidhje të drejtë të problemit”, thotë Radev.

Sipas tij, “qasja e deritanishme ndaj kësaj çështjeje çon në bllokim dhe pamundësi për të marrë vendim për Maqedoninë”.

Sipas Radevit, “vendimin për ta miratuar duhet ta marrë Qeveria dhe Kuvendi”.

“Një gjë është e qartë, për momentin nuk ka kohë për heqjen e vetos, nuk ka asnjë shans që të ndodhë tani. Sepse ky protokoll duhet të miratohet edhe nga Kuvendi bullgar edhe nga Kuvendi i Maqedonisë. Nëse nuk ka mekanizma të qarta me kritere të matshme, atëherë kjo nuk është zgjidhje”, përfundoi Radev.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori