LAJMI I FUNDIT:

Radev: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut duhet të çojë në rezultate të qëndrueshme

Radev: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut duhet të çojë në rezultate të qëndrueshme

Mekanizmi i dakorduar për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të çojë në rezultate të qëndrueshme në marrëdhëniet dypalëshe.

Këtë e theksoi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev në takimin e punës me Ministrin e Punëve të Jashtme Nikollai Milkov dhe përfaqësues të ekipit të tij, në të cilin kreu i shtetit u informua për zhvillimin e dialogut me Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe nga viti 2017 dhe Protokollet e takimeve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar në përputhje me nenin e saj të 12-të.


Të arriturat në dialogun politik duhet të materializohen si në fushën e energjisë, ekonomisë dhe konektivitetit, ashtu edhe në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të të drejtave të njeriut, u konkludua në takim.

“Pikëpamja e përgjithshme ishte se përfshirja e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e vendit është një hap i rëndësishëm në kontekstin e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE për fqinjin tonë jugperëndimor”, thuhet në deklaratën e presidencës bullgare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori