LAJMI I FUNDIT:

R Kelly vazhdon të humb mbështetjen pas akuzave për ngacmime seksuale

R Kelly vazhdon të humb mbështetjen pas akuzave për ngacmime seksuale

R Kelly dhe shtëpia botuese RCA e Sony kanë ndërprerë bashkëpunimin, raporton BBC.

Media të ndryshme citonin burime duke thënë se kishte pasur një prishje të bashkëpunimit pas një marrëveshje mes të dy palëve, por që asnjë njoftim zyrtar nuk do të bëhet.


Zbulimi erdhi pas një dekade akuzash për sulme seksuale kundër fituesit të Grammyt.

View this post on Instagram

Young Kellz #FBF

A post shared by R Kelly (@rkelly) on Aug 31, 2018 at 6:19pm PDT

Akuzat ishin temë e një dokumentari të quajtur “Surviving R Kelly”, i cili është shfaqur javë më parë në ekranet televizive.

Bëhet fjalë për një dokumentar prej gjashtë pjesësh që fokusohet tek gratë që e kanë akuzuar këngëtarin amerikan për abuzimin seksual gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, dokumentari sjell një histori rreth marrëdhënies midis R Kelly dhe këngëtares së vdekur Aaliyah, e cila u martua me të kur ishte vetëm 15-vjeçare dhe këngëtari ishte 27 vjeç.

Vajza e R Kellyt del kundër këngëtarit: Babai im është një përbindësh, lutem për të gjitha viktimat që kanë vuajtur nga ai
Lexo po ashtu Vajza e R Kellyt del kundër këngëtarit: Babai im është një përbindësh, lutem për të gjitha viktimat që kanë vuajtur nga ai

Pavarësisht se ishte një nga këngëtarët më të suksesshëm në histori të R&B, Kelly përballet me akuza për abuzim seksual që nga viti 1990.

Në vitin 2008, 52-vjeçari u akuzua për seks me një të mitur, por u lirua më pas. Vitin e kaluar, R Kelly publikoi një këngë të quajtur “I Admit”, e cila zgjati 19 minuta dhe iu përgjigj të gjitha akuzave.

Ai gjithashtu pranoi shkeljen e kurorës në këngë, por mohoi akuzat e pedofilisë dhe seksit pa pëlqimin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori