LAJMI I FUNDIT:

R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual, mund të përballet me një dënim prej 10 vjet burgim

R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual, mund të përballet me një dënim prej 10 vjet burgim
Foto: Sky News

R.Kelly është shpallur fajtor për të nëntë akuzat e tij për trafikim dhe abuzim seksual.

Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New Yorkut konfirmoi dënimin përmes një postimi në Twitter.


“R.Kelly është dënuar për abuzim nga një juri federale në Brooklyn”, thuhet në deklaratë.

R.Kelly (Foto: Nam Y. Huh, File)

“R.Kelly u shpall fajtor për të gjitha akuzat”, vazhdon më tej deklarata.

Diskutimet fillimisht nisën të premten në një gjykatë federale në Brooklyn, New York.

Këngëtari i R&B, 54-vjeç, po përballej me një akuzë për shantazhe, përfshirë 14 akte të fshehta të shfrytëzimit seksual të një fëmije, rrëmbim, ryshfet dhe akuza për trafikim seksual.

Prokurorët thonë se provat e tyre dëshmojnë se Kelly me ndihmën e disa anëtarëve besnikë të rrethit të tij, ka përdorur taktikat nga “the predator playbook” për të shfrytëzuar seksualisht viktimat e tij.

Akuzuesit pretenduan se ata gjithashtu ishin urdhëruar të nënshkruanin formularë mos zbulimi dhe iu nënshtruan kërcënimeve dhe dënimeve të tilla si goditjet me dhunë nëse shkelin atë që një i referohej si “rregullat e Robit”.

Artisti do të dënohet të mërkurën, 4 maj 2022 dhe do të përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej 10 vjet burg, por mund të marrë deri në një dënim të përjetshëm. /Telegrafi/

R.Kelly (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori