LAJMI I FUNDIT:

Qyteti francez kufizon shpejtësinë në 30 kilometra në orë

Qyteti francez kufizon shpejtësinë në 30 kilometra në orë

Begles, një qytet me rreth 27 mijë banorë, afër Bordosë në Gironde, do të bëhet komuna e parë e kësaj përmase, që do të kufizojë shpejtësinë në 30 km në orë, në të gjithë rrjetin e saj të rrugëve.

Masa, sipas zyrtarëve, merret për të siguruar një ndarje më të mirë të hapësirës publike dhe për të garantuar sigurinë dhe do të hyjë në fuqi të hënën.

Ky kufizim i shpejtësisë në qytet në 30 km në orë, është kërkuar prej kohësh nga ekologët, edhe pse është ndeshur me disa kundërshti.

Autoritetet lokale thonë se kanë marrë peticione nga banorët që ankoheshin për makinat që ecnin shpejt në rrugën para shtëpive të tyre dhe kjo sipas tyre, ishte metoda më e thjeshtë për të përmirësuar situatën./Tch/