LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët po shfrytëzojnë ‘urat’ nga gazetat, për të kaluar pellgjet (Video)

Qytetarët po shfrytëzojnë ‘urat’ nga gazetat, për të kaluar pellgjet (Video)

Në Londër janë parë disa ‘ura’ të çuditshme të krijuara nga gazetat, që janë vendosur sipër pellgjeve me ujë.

Pas disa ditësh që ka rënë shi pandërprerë, shumë gropa dhe pjesë të ulëta asfalti janë mbushur me ujë, transmeton Telegrafi.


Për të ndihmuar qytetarët, dikush ka vendosur gazeta për të lehtësuar kalimin.

Në videon e xhiruar nga Chris Tough, shihen kalimtarët që ecin mbi to, sikur të jenë objekte të vendosura nga komuna.

“Janë efikase dhe të domosdoshme. Ecja sipër tyre ishte e këndshme dhe këmbët nuk mu lagën”, ka komentuar me humor, Tought i cili është arkitekt i diplomuar. /Telegrafi/