LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët mendojnë se nuk duhet të pushohet në Ditën e Evropës (Video)

Qytetarët mendojnë se nuk duhet të pushohet në Ditën e Evropës (Video)

Vendimi i institucioneve të Kosovës, që në Ditën e Evropës (9 maj) të pushojnë institucionet e vendit, po shihet si diçka e panevojshme.

Ata në një prononcim për Telegrafin konsiderojnë se edhe në këtë ditë duhet të punohet sikurse ditëve tjera të punës.


Ata kanë theksuar se as vet shtetet e Evropës nuk pushojnë në këtë, e që as Kosova nuk ka arsye që të ketë pushim me 9 maj.

“Evropa punon, pse ne mos te punojmë. Pasi kemi një masë të madhe të papunëve, edhe nëse nuk punohet nuk është ndonjë problem i madh”, ka thënë njëra nga qytetarët.

Ndryshe, 9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit. Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë.

Vizion i tij ka qenë krijimi i një institucioni evropian që do të grumbullonte dhe menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut. Traktati për krijimin e një organi të tillë është nënshkruar vetëm një vjet më vonë.

Propozimi i Schumanit konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian. Për të festuar Ditën e Evropës, institucionet e BE-së hapin dyert e tyre për publikun më 2 maj në Strasburg dhe më 9 maj në Bruksel dhe Luksemburg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori