LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të pakënaqur me ekonominë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të pakënaqur me ekonominë

Nga të gjitha shtetet e përfshira në analizën e Barometrit Ballkanik, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës janë me nga 31 për qind plotësisht të pakënaqur me atë se si ecin punët në ekonominë vendore, që paraqet rezultatin më të dobët në rajon, përjashto Shqipërinë ku qytetarët me 39 për qind janë të pakënaqur me situatën ekonomike, shkruan gazeta Koha.

Bile edhe qytetarët e Kosovës me 20 për qind dhe qytetarët e Serbisë me 19 për qind janë shprehur se janë plotësisht të pakënaqur me situatën ekonomike në shtetet e tyre, apo në përqindje shumë më të vogël se tek ne janë shprehur për pakënaqësinë ekonomike. Më pak të kënaqur nga shtetet e rajonit, janë qytetarët e Malit të Zi – me 10 për qind nuk janë aspak të kënaqur me situatën ekonomike në shtetin e tyre.

Në indikatorin tjetër se sa jeni të kënaqur me gjendjen financiare në amvisërinë e juaj, sërish e para është Shqipëria ku qytetarët e saj me 30 për qind janë shprehur tërësisht të pakënaqur. Me 19 për qind vijojnë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, me 18 për qind qytetarët e Serbisë, dhe me 16 për qind në aspekt të tërësishëm të pakënaqur me gjendjen materiale të familjeve të tyre janë shprehur qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Më pak ankesa në këtë drejtim kanë shfaqur qytetarët e Malit të Zi dhe të Kosovës me nga 8 për qind.

Analiza e Barometrit Ballkanik shpalos edhe pritjet dhe optimizmin e qytetarëve në 12 muajt e ardhshëm lidhur me atë se sa gjendja financiare e familjeve do të jetë më e mirë, më e keqe apo e njëjtë. Në këtë tregues, me 38 për qind të pritjeve se do të bëhet më keq, prijnë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, të Shqipërisë me 23 për qind dhe të Maqedonisë së Veriut me 22 për qind. Pasojnë qytetarët e Serbisë me 15 për qind, qytetarët e Malit të Zi me 14 për qind, si dhe qytetarët e Kosovës me 12 për qind si më optimistët në rajon në këtë aspekt.

Lidhur me pozitën ekonomike në shoqëri dhe gjendjen aktuale socio-ekonomike aktuale , 36 për qind e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se jetojnë nën mesatare, të pasuar me 34 për qind në Serbi dhe 27 për qind në Mal të Zi që vlerësojnë se jetojnë nën mesataren. Në Maqedoninë e Veriut, 25 për qind e qytetarëve vlerësojnë se jetojnë nën mesatare, të pasuar me 22 për qind në Bosnjë e Hercegovinë dhe 13 për qind në Kosovë.

Anketa më tej tregon edhe pengesat kryesore, së paku sipas përgjigjeve të një pjese të familjarëve që nuk janë të punësuar. Në Maqedoninë e Veriut – dy shkaqet kryesore të pakënaqsisë renditet mungesa e vendeve adekuate të punës me 39 për qind dhe mungesa e njohurisë me njerëzit e duhur me 32 për qind. Pasojnë arsimi joadekuat, diskriminimi në moshë, jo aftësia etj.

Në Maqedoninë e Veriut, tregon më tej anketa, 46 për qind e të anketuarve në vend të parë për mungesën e parave e arsyetojnë me pamundësinë që të shkohet në një pushim njëjavor familjar, e pasuar me 19 për qind të pamundësisë së pagesës së banesës apo komunaljeve dhe 15 për qind të pamundësisë së pagesës së borxheve përgjatë 12 muajve.

Ndryshe, në katër e vitet e kaluara, prej vitit 2015 deri në fund të vitit 2018, duke iu referuar edhe barometrave të tjerë ekonomik, në rajon dominojnë si probleme kryesore papunësia, situata ekonomike, korrupsioni, kriminaliteti dhe ikja e trurit apo mërgimi./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori