LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë e shohin BE si alternativë të vetme

Qytetarët e Maqedonisë e shohin BE si alternativë të vetme

Preferencat partiake kanë ndikim të fort në formimin e opinionit publik dhe perceptimin e shumicës së temave socio-politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thuhet në sondazhin të opinionit publik të realizuar nga agjencia Brima, prezantuar dhe i publikuar në faqen e Qendrës për Strategjitë Evropiane “Eurotink”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultate tregojnë se pavarësisht të rritjes së skepticizmit në lidhje me hyrjen e vendit në BE, 53% e të anketuarve pajtohen se hyrja në BE mendojnë se është pozitive për vendin, duke e krahasuar këtë me 49% në të vitit 2022. 30% besojnë se Maqedonia e Veriut nuk do të hyjë kurrë në BE.


Ndarja etnike e atyre që mendojnë se anëtarësimi të vendit në BE është i mirë për vendin tonë, sipas anketës tregon se kështu mendojnë 90,2% e shqiptarëve dhe 39,5% e maqedonasve. Arsyeja kryesore për mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, të anketuarit e shohin në përmirësimin e standardit të jetesës (47,7%), uljen e papunësisë (34,3%), demokracinë më të madhe (31,1%), mundësinë për të punuar jashtë vendit (21,8%). Arsyet më serioze pse të anketuarit besojnë se vendi nuk duhet të hyjë në BE janë humbja e identitetit kombëtar (56,1%), rritja e emigrimit të të rinjve (28,5%) dhe se “asgjë nuk do të ndryshojë, dhe BE-ja do të vendosë kërkesa të reja”, sipas 26.8% të të anketuarve.

Në pyetjen “si është qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut”, 55,8% mendojnë se qëndrimi i BE-së është i padrejtë dhe “arrogant”, ndërsa 27,5% mendojnë se qëndrimi i BE-së është i drejtë, miqësor dhe korrekt. Për 60,8% të anketuarve, mendojnë se BE-ja është alternativa më e mirë për vendin dhe 35,6% besojnë se Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë modelin e saj të zhvillimit jashtë BE-së.

Në pyetjen nëse ekziston ndonjë shtet apo organizatë ndërkombëtare që paraqet kërcënim për Maqedoninë e Veriut, 48% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht dhe 79% e tyre e shohin si kërcënim Bullgarinë. Kjo përgjigje është më e zakonshme tek maqedonasit (44%) dhe tek mbështetësit e OBRM-PDUKM-së (74%). Sipas sondazhit, të anketuarit e shohin kërcënimin e dytë nga Rusia (6,3%) pas ngjarjeve në Ukrainë dhe kjo përgjigje është më e përhapur tek të anketuarit më të rinj dhe tek të anketuarit me kombësi shqiptarë. Sipas anketës, 39,6% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se miku më i madh i vendit të tyre është Serbia.

Rrjetet sociale rezultuan se janë burim më i rëndësishëm i informacionit lidhur me politikën (87% ), 56% e të anketuarve janë të informuar përmes internetit dhe 43% përmes televizionit.

Anketa është kryer në fillim të shatorit të këtij viti pra 2023 me 1003 qytetarë të anketuar./Telegrafi/