LAJMI I FUNDIT:

BE i quan të pabaza akuzat e Kurtit ndaj Lajçakut

BE i quan të pabaza akuzat e Kurtit ndaj Lajçakut

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka quajtur të pabaza, pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për të cilin tha se është pozicionuar kundër Kosovës.

“Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë akuza të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë Josep Borrell”, ka thënë Stano.


Kurti: Në Bruksel u ekspozova para një skenari të dizajnuar nga Miroslav Lajçak, kishte koordinim mes tij dhe Vuçiqit
Lexo po ashtu Kurti: Në Bruksel u ekspozova para një skenari të dizajnuar nga Miroslav Lajçak, kishte koordinim mes tij dhe Vuçiqit

Ai në një konferencë për media ka thënë se shtete anëtare të BE-së ua kanë bërë të qartë si Kosovës ashtu edhe Serbisë që të përmbushin obligimet e marra nga dialogu.

Stanto shtoi se mbështetja për Borrellin dhe Lajçakun si lehtësues të dialogut ka ardhur edhe përmes komunikatës së lëshuar nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

“Kjo deklaratë është e mbështetur nga 27 vende të Bashkimit Evropian. 27 vendet e BE-së kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t’i përmbushin obligimet e tyre pa asnjë vonesë. Gjithashtu ua kujtojnë palëve për principin e konfidencialitetit në dialog. Kjo është shprehur shumë qartë për të dyja vendet”, u shpreh Stano.

Kurti i ashpër me Lajçakun: Serbia paradoksalisht e ka bërë përfaqësues, BE-ja të marrë masa
Lexo po ashtu Kurti i ashpër me Lajçakun: Serbia paradoksalisht e ka bërë përfaqësues, BE-ja të marrë masa

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media të mbajtur më 18 shtator deklaroi se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili u mbajt në Bruksel më 14 shtator, Lajçak ishte pozicionuar kundër Kosovës.

Kurti tha se gjatë këtij takimi  që përfundoi pa një rezultat, dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ”, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet. /Telegrafi/