LAJMI I FUNDIT:

Qlirim Avdulli përforcon krahun e majtë të mbrojtjes te Llapi

Qlirim Avdulli përforcon krahun e majtë të mbrojtjes te Llapi

Llapi ka vazhduar me transferime para fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës ka përforcuar repartin defensivë, ku lojtari i fundit që i është bashkuar është Qlirim Avdulli.


22-vjeçari ka qenë pjesë e Arbërisë edicionin e kaluar ku ka pasur paraqitje shumë të mira.

Avdulli ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Llapin dhe tanimë është prezantuar në ambientet e klubit.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Mirësevjen Qlirim Avdulli!

 Mbrojtësi i majtë vie nga Arbëria dhe ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin!

KF Llapi njofton se ka arritur t’i siguroj shërbimet e mbrojtësit të majtë i cili vie nga Arbëria. Bëhet fjalë për 22 vjeçarin, Qlirim Avdulli që para pak çastesh ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin për 3 edicionet e radhës.

22 vjeçari vie pas një eksperience tek klubi i Arbërisë me të cilët u paraqit në 35 ndeshje zyrtare në kampionat dhe Kupë, duke arritur të kontribuoj me 6 asistime. Shquhet për lojën e mirë 1 vs 1 në defanzivë, depërtimet dhe krosimet e rrezikshme brenda zonës së kundërshtarit.

Më parë Avdulli ka mbrojtur ngjyrat e KF Hajvalisë dhe KF Ulpianës. SUKSESE QLIRIM. Përpara Llapi.  /Telegrafi/