LAJMI I FUNDIT:

Qielli bëhet portokalli në Australi, probleme shëndetësore

Qielli bëhet portokalli në Australi, probleme shëndetësore

Një stuhi gjigante rëre është përplasur mbi komunitetet në Australinë juglindore, duke e bërë qiellin ngjyrë portokalli dhe duke rritur shqetësimet për cilësinë e ajrit.

Autoritetet lëshuan një paralajmërim për shëndetin publik për Sidnejin, ndërsa masa e rërës 500 km e gjerë arriti qytetin dhe shkaktoi vonesa në fluturime.


Në shumë rajone të tjera të New South Wales, shikueshmëria është e mangët. Autoritetet thanë se stuhia ishte shkaktuar nga erëra të forta, që merrnin me vete rërën nga tokat e thara.

Problemi është përshkallëzuar si pasojë e thatësirës që ka prekur të gjithë shtetin e New South Wales që nga gushti.

Skuadrat e emergjencave thanë se dhjetëra njerëz kanë raportuar probleme me frymëmarrjen, apo me astmën, por numri i të prekurve nuk është menjëherë i qartë. Në Sidneji, rëra errësoi qiellin dhe përkeqësoi cilësinë e ajrit.

Zyrtarët e shëndetësisë u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme në frymëmarrje.

“Më shumë rrezikohen personat me sëmundje zemre dhe mushkërie. Ndaj, ata këshillohen të qëndrojnë në ambiente të mbyllura”, tha Richard Broome, drejtor i shëndetit ambiental.

Stuhia e rërës në Sidneji riktheu në kujtesë një tjetër ngjarje, edhe më intensive, në vitit 2009. Asokohe, stuhia e rërës preku me qindra persona, duke u shkaktuar probleme në frymëmarrje dhe la në tokë me qindra fluturime. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori