LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës në Trepçë

Qeveria ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës në Trepçë

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria do të ndajë 1.1 milion euro për kompaninë “Trepça” që të tejkalojë situatën në të cilën gjendet.

“Qeveria ka vendosur të ndajë 1.1 milion euro për “Trepçën” për të tejkaluar situatën ndërkaq bordi do të ofroj garancitë e veta me planin e biznesit.”, ka thënë Hoti.


Ai ka shtuar se kjo ardhur pas diskutimeve që janë bërë me Ministrinë e Financave dhe bordin e përkohshëm të Trepçës.

“Situata është e vështirë, një pjesë është për shkak të gjendjes që po kalojmë shkaku i pandemisë , por pjesërisht duhet pranuar faktin se është edhe për shkak të menaxhmentit jo efikas. Ne vit pas viti e subvencionojmë me rreth 7 milionë euro për investime kapitale këtë kompani”, u shpreh Hoti.

Hoti shtoi se Trepça ka borxh rreth 8 milionë euro, dhe kjo është fakt i pamohueshëm se menaxhmenti nuk e ka arritur ta menaxhojë situatën mirë. /Telegrafi/