Në mbledhjen e saj të 172-të, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023. Ajo ka bartur për vitin tjetër 21 projektligje të planifikuara për këtë vit, ka tërhequr një projektligj për këtë vit si dhe u ka ndryshuar afatin e miratimit 20 projektligjeve, përderisa ka shtuar edhe dy projektligje për miratim.
Në mesin e projektligjeve të bartura është edhe ai i Kodit Civil të Kosovës. Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk përmendi ndonjë arsyetim të qartë se cilat janë shkaqet e shtyrjes së miratimit të Kodit Civil. Ai tha se për shkak të planifikimit më të mirë duhet shqyrtuar dhe miratuar vitin e ardhshëm 21 projektligjet e shtyra, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Ky vit ashtu si edhe ai paraprak ka shënuar miratimin e një numri rekord projektligjesh pasi që pothuajse çdo fushë e menagjuar nga autoriteti qendror ishte në nevojë të inicimit të reformës që do të siguronte zhvillim dhe mbarësi si për qytetarin e republikës ashtu edhe për institucionet shtetërore”, tha Kurti.
Për herë të parë, Kodi Civil ishte proceduar për miratim në vitin 2022 por që ai nuk ishte miratuar nga ana e Kuvendit të Kosovës me 16 mars 2022. Përkundër sigurimit të kuorumit për këtë projektligj, ai kishte marrë vetëm 28 vota për, ndërsa 29 kundër dhe 4 abstenime. Në seancë ishin të pranishëm edhe 16 deputetë të pranishëm por ata nuk morën pjesë fare në votim. Në procesin e votimit nuk kishte marrë pjesë deputetët e opozitës.
Projektligji ishte kundërshtuar kryesisht nga disa deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Disa prej tyre kishin përmendur edhe gjuhë jo të përshtatshme, gjuhë të cilën e kishte kritikuar në po të njëjtën seancë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pasi që nuk kishte kaluar projektligji, shtatë muaj më pas, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte thënë se shumë shpejt do të ri-procedohet për votim në Kuvendin, Projekt Kodi Civil. Sipas saj, kësaj radhe ky kod do të kalojë.
“Projektkodin Civil shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend, dhe kësaj radhe do të kalojë në Kuvend sepse është një dokument i rëndësishëm”, kishte thënë Haxhiu.
Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke folur për sesionin pranveror të Kuvendit për vitin 2022 kishte thënë se Kodi Civil do të trajtohen në sesionin vjeshtor (2022) të Kuvendit të Kosovës.
Përkundër shpejtësisë së premtuar, Projektkodi Civil ishte planifikuar të miratohej në Qeveri me 30 qershor 2023, por i njëjti nuk ishte miratuar sipas planifikimeve.
Në mbledhjen e mbajtur me 8 nëntor 2023, Qeveria ndryshoi programin legjislativ për këtë vit me ç’rast hoqi nga planifikimi i miratimit këtë projektkod.
Projekt Kodin Civil e kishte përkrahur Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier, sipas të cilit ky kod është i nevojshëm sepse Kosova ka nevojë për kod të shekullit XXI.
Në lidhje me hezitimin e deputetëve për ta miratuar këtë kod, në një intervistë për emisionin “Tempus”, Lisa A. Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit kishte thënë se Kushtetuta e Kosovës anon për çështjen e martesave të të njëjtës gjini. /betimipërdrejtësi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur