LAJMI I FUNDIT:

Qeveria RMV-së formon Këshillin e NATO-s, Xhaferi: Do ta përforcojë sigurinë tonë

Qeveria RMV-së formon Këshillin e NATO-s, Xhaferi: Do ta përforcojë sigurinë tonë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot filloi seanca inauguruese e Këshillit për koordinimin e aktiviteteve lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.

Ngjarja është në organizim të përbashkët me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e së cilës u realizua formimi i Këshillit në kuadër të projektit për mbështetjen e Drejtorisë për NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme.


Këshilli u miratua në mënyrë formale në një seancë qeveritare në janar të vitit 2024 si mekanizëm zyrtar ndërqeveritar për koordinimin e çështjeve në drejtim të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes në lidhje me NATO-n.

Në fjalën e tij kryeministri Talat Xhaferi, theksoi se mbi të gjitha, ky Këshill e konfirmon përkushtimin e vendit për sigurinë përmes unitetit dhe lidhjes së fortë me aleatin dhe mbështetësin – Mbretërinë e Bashkuar”.

“Në kushte kur bota përballet me siguri të çrregulluar, me sfida ndaj vlerave dhe parimeve tona demokratike nga aktorë autoritarë, çdo përpjekje e përbashkët është një kontribut për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe të përforcimit të pozicionit tonë si faktor stabiliteti në rajon. Pikërisht ky është efekti që pres të arrijë edhe ky Këshill. Megjithatë, ne nuk jemi vetëm një faktor stabiliteti në rajon. Ne kontribuojmë në mënyrë të barabartë dhe krah për krahu me aleatët tanë në NATO, aktualisht 31 a së shpejti 32, në ruajtjen e paqes së mbi një miliardë qytetarëve me të cilët i ndajmë përcaktimet e njëjta demokratike për paqe dhe stabilitet”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori