LAJMI I FUNDIT:

Qeveria për tremujorin e parë shpenzoi mbi 520 milionë euro

Qeveria për tremujorin e parë shpenzoi mbi 520 milionë euro

Qeveria e Kosovës për tre muaj ka shpenzuar mbi 521 milionë euro, ndërsa të hyrat ishin 523.6 milionë euro.

Kështu thuhet në raportin “Llogaritë qeveritare, tremujori i parë 2021″, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).


Sipas ASK-së, të hyrat në këtë tremujor kishin një rritje krahasuar me të hyrat në tremujorit të parë të vitit 2020 që ishin 402.4 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë në tremujorin 2021 ishin 521 milionë euro, ndërsa shpenzimet në tremujorin e parë 2020 ishin 400.3 milionë euro”.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve me 32.6 për qind; kontributet sociale dhe përfitimet me 28.8 për qind; konsumi i ndërmjetëm me 11.5 për qind; dhe formimi i kapitalit bruto me 10 për qind. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, njofton ASK. /Telegrafi/