LAJMI I FUNDIT:

Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar se kyçjet e reja do të janë nga qyteti i Ferizajt dhe Vitisë.


“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në Ferizaj dhe Viti, si dhe për ndërtimin e mbikalimit për nevoja të fshatit Paldenicë në Han të Elezit. Kabineti qeveritar ka aprovuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe Qeverisë së Maltës për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve dhe Mallrave. Po sot, miratim kanë marrë edhe Udhëzimi Administrativ për Mirëmbajtjen e Bazës së të Dhënave dhe Obligimet e Autoriteteve Publike dhe Personave tjerë Fizik e Juridik, si dhe Plani Vjetor i Statistikave Zyrtare për vitin 2020”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/