Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave se kërkohet që Berlini të kritikojë Maqedoninë për aksionin që shërbimet kufitare maqedonase kanë penguar refugjatët nga kampi i egër Idomeni për të hyrë në territorin e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse Gjermania do të dënojë përdorimin e plumbave të gomës dhe gazin lotsjellës kundër refugjatëve, Seibert tha se përpjekjet nga refugjatët që të kalojnë kufirin është një zgjidhje që nuk jep shpresë, dhe kontrolli i kufijve ndërkombëtarë në çdo vend duhet të jetë brenda standardeve ndërkombëtare.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Berlini është i shqetësuar për kushtet e vështira të refugjatëve në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe tensionet në kufirin. /Telegrafi/