LAJMI I FUNDIT:

Qeveria financon rinovimin e palestrës së xhudos

Qeveria financon rinovimin e palestrës së xhudos

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për të rinovuar palestrën sportive në Pejë.

Në bazë të kërkesës së Federatës së Xhudos së Kosovës për mbështetje financiare, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të ndajë mjete për renovimin e palestrës sportive në të cilën Federata është duke zhvilluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike si dhe për të siguruar kushtet e transportit për xhudistët.


Shuma e mjeteve të ndara është 143 mijë euro – thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik.

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, ka pohuar përmes rrjeteve sociale se në këtë formë do të ndihmojë që xhudistët të kenë edhe më shumë suksese.

Lajmet për XHUDO
Lexo po ashtu Lajmet për XHUDO

“Federatës së Xhudos së Kosovës, në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, i ka ndarë mjete financiare për renovimin e palestrës sportive, në të cilën federata po zhvillon përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, si dhe për të siguruar kushtet e transportit për xhudistët”.

“Me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik, miratuam sot Rregulloren e funksionimit të sistemit të integruar të informativ në këtë fushë”.

“Si reflektim i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, kemi lidhur Marrëveshjen e Bashkëpunimit Shkencor-teknologjik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Theksojmë se xhudistët tanë kanë marrë një numër të madh të medaljeve në garat e sivjetme ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori