LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës udhëtoi në Shqipëri me autobusin e asambleistit të LDK-së (Dokument)

Qeveria e Kosovës udhëtoi në Shqipëri me autobusin e asambleistit të LDK-së (Dokument)

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Isa Mustafa, ishte ndier më komod të udhëtonte me autobusin e anëtarit të LDK-së drejt Shqipërisë, më 23 mars 2015, kur u mbajt mbledhja e dy Qeverive.

Kabineti qeveritar kishte zgjedhur kompaninë “Vector” nga Prizreni, pronar i së cilës është anëtari i LDK-së, Vahit Karavidaj, që të shkonin në mbledhjen e dy Qeverive.


Madje Qeveria e Kosovës, shkuarjen me autobus e kishte konsideruar si ulje të shpenzimeve, por duke e shpërblyer anëtarin e LDK-së, raporton Telegrafi.

Karavidaj kishte qenë kandidat për asamblist, por që nuk kishte fituar vota të mjaftueshme të bëhej pjesë e Kuvendit të Prizrenit.

Mirëpo ai kishte dhënë betimin si asambleist i LDK-së nëntor të vitit 2015, pasi kishte dhënë dorëheqje asamblisti Nexhat Bytyçi.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, Karavidaj figuron pronar i kompanisë “Vector”, që Qeveria e Kosovës kishte përzgjedhur për të udhëtuar drejt mbledhjes së dy Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Madje vet Karavidaj e ka shpërndarë një fotografi ku shihen zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Sokol Havolli.

Në Facebook-un e Karavidajt ka fotografi me kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, gjatë vizitave në qytetin e Prizrenit./Telegrafi/

08307291-591c-48ec-b272-86b6bd3bfa19

55b1e9b9-2308-4bd4-ac6f-806e300d3296

4795e8a1-422d-41b4-9859-d4c411fd7f36

cca361c3-70e6-4f54-8d27-c5751d6179d4