LAJMI I FUNDIT:

Qeshi me zë të lartë në publik, polici e dënoi me 100 euro një qytetare në Prishtinë

Qeshi me zë të lartë në publik, polici e dënoi me 100 euro një qytetare në Prishtinë
-->

Një qytetare në Prishtinë është dënuar me 100 euro nga një polic, për arsye se kishte qeshë me zë të lartë në publik pas mesnate.

Aida Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se pas orës 24:00 teksa po priste një taksi në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, po bisedonte me shoqe duke qeshur, një zyrtar policor e kishte dënuar me gjobë.

Aida ka treguar bisedën me policin që thotë se është Fatmir Miftari.

“Çka po kesh me zë?”, ishin fjalët e zyrtarit policor. E habitur me pyetjen e policit, Aida iu përgjigj: A seriozisht po më pyet? Fatmiri: Je tu keshë shumë, mos kesh! Aida: Me çka po e matë që po keshi shumë? Fatmiri: Me veshtë e mi!

E pas kësaj bisede kishte rezultuar gjoba.

Ajo jep kritika ndaj policisë, pasi thotë se policia e neglizhoi rastin ndaj fëmijës që u vra në Fushë Kosovë ndërsa e dënoi atë me gjobë 100 euro vetës pse qeshi në mesnatë.

“Dënim me 100 euro gjobë, se po qeshesh me za! Dhunohet dhe vritet një fëmijë 12 vjeçar, policia e neglizhon rastin! Unë dënohem me 100 euro gjobë pse qesha me za!”, ka shkruar ajo.Tutje, ajo ka vazhduar se “1 person pa leje, me shpejtësi dyfish ma shumë se që është e lejume, i shkel 2 gra për vdekje; policia neglizhente sepse duhet me më denu mu të pacipën që po qeshi me za mas 12ve te natës! Tjetri e dhunon një të mitur, tjetri e mbyt gruan me femijë, krejt këto pasojë e neglizhencës së policisë sepse ma së lehti e ka me dalë në qytet e me më denu mu me 100 euro gjobë se qesha me za!”, ka shkruar ajo.

Ligji për rendin dhe qetësinë publike, neni 8, thotë:

Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën

1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.

2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro. /Telegrafi/