Qeni sulmon trevjeçarin në oborrin e shtëpisë (Foto/Video, +16)


Kamerat e sigurisë të instaluara në një shtëpi, kanë filmuar momentin kur një qen i racës Rottweiler sulmon djaloshin trevjeçar në oborrin e shtëpisë.
Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Henneman në Afrikën e Jugut, ku në video shfaqet momenti kur fëmija derisa po luante në oborrin e shtëpisë sulmohet nga një qen i zi, transmeton Telegrafi.
Duket se djaloshi fillimisht kishte menduar se qeni po luante me të pasi po i qëndronte pranë, por pas disa sekondave e sulmon në fytyrë duke e përplasur për tokë.
Për fat të mirë në momentet më kritike shfaqet një grua, e cila e frikëson qenin i cili tërhiqet dhe djaloshi i vogël shpëton me lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































