Ministri izraelit, Katz: Fshatrat në vijën e parë në Liban janë shkatërruar, banorët nuk do t’i shohin më shtëpitë e tyre


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se pjesa e parë e fshatrave përgjatë kufirit me Libanin është shkatërruar gjatë operacioneve ushtarake izraelite.
“E gjithë vija e parë e fshatrave libaneze është shkatërruar. Ne po shkatërrojmë të gjitha shtëpitë. Banorët nuk do t’i shohin më kurrë ato të qëndrojnë para syve të tyre”, deklaroi Katz.
Deklarata vjen në një kohë të tensioneve të larta mes Izraelit dhe Hezbollah, pas përplasjeve të vazhdueshme përgjatë kufirit izraelito-libanez.
Komentet e ministrit izraelit kanë shkaktuar reagime, ndërsa autoritetet libaneze kanë paralajmëruar për pasojat humanitare dhe shkatërrimet e shkaktuara nga luftimet në zonat kufitare.
Sipas raportimeve, operacionet ushtarake kanë dëmtuar rëndë shumë zona në jug të Libanit, duke shkaktuar zhvendosje të banorëve dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.
Ndryshe, Irani ka kërkuar që të ndalet ofensiva izraelite në Liban për zbatimin e marrëveshjes me SHBA-në. /Telegrafi/




































