Qeni shkakton të qeshura pa fund dhe kaos në një ndeshje në Angli, u deshën shtatë minuta për ta kapur (Foto/Video)


Ishte dita e qenit në ndeshjen e kategorive të ulëta në Angli mes Halesowen Town dhe Skelmersdale United.
Ai qëndroi për shtatë minuta në fushë duke shkaktuar edhe shumë të qeshura.

Kujdestarët e stadiumit e lejuan fillimisht, por pastaj edhe pse tentonin nuk kishin sukses.

Lojtarët dikur u frustruan dhe tentuan ta kapnin, por qeni kishte vendosur të luante me ta.
Fansat u munduan që ta ofronin, por ai nuk dëshironte të afrohej te ata.

Pas shtatë minutash përpjekjesh mbrojtësi i Halestown, Asa Charlton, e zuri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































