eksperti-banner

Brazili do të përballet me fillim nga ora 00:00 me Marokun në një ndeshje që parashihet të jetë spektakolare duke marrë parasysh potencialin që kanë të dyja skuadrat në fazën e sulmit.

Të dy përzgjedhësit Carlo Ancelotti dhe Mohamed Ouahbi kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.


Tekniku italian Ancelotti do të futet në fushë me sistemin 4-2-3-1, ku sulmuesi Igor Thiago do të ndihmohet nga Raphinha, Paqueta dhe Vinicius Junior.

Në anën tjetër në mesfushë renditen dyshaj Casemiro dhe Bruno Guimaraes, teksa në fazën defanzive Ancelotti ka zgjedhur përvojën e Marquinhos dhe Gabriel Magalhaes.

Te Maroku në anën tjetër nga minuta e parë starton Achraf Hakimi si kapiten i ekipit kombëtar, ndërsa në përbërje nuk mungojë as yjet e tjerë si Noussair Mazraoui, Brahim Diaz dhe Ismael Saibari.

Formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson, Ibanez, Marquinhos, Magalhaes, Santos, Casemiro, Bruno, Raphinha, Paqueta, Vinicius, Thiago.

Marok: Bono, Mazraoui, Riad, Diop, Hakimi, Aynaoui, Bouaddi, Khannouss, Ounahi, Brahim, Saibari.

/Telegrafi/

telegrafi sport app