Turizmi i qëndrueshëm është sfida e re e Turizmit në Shqipëri.
Hajrulla Çeku, zëvendësministër i Mjedisit dhe Turizmit, theksoi se vendi ynë ka pësuar një rritje të ndjeshme të turistëve, ndërsa tashmë, sfida është që ky turizëm të jetë i qëndrueshëm.
“Vetëm gushti ka pasur 27% rritje krahasuar me gushtin e vitit të shkuar kur bëhet fjalë për hyrjen e shtetasve të huaj. Ka një projeksion që pritet të kapi vlerën e 6 milion të turistëve të huaj në Shqipëri, që na jep optimizëm për më shumë. Por pyetja që shtrojmë është se a duhet të mendojmë se numrat tregojnë gjithçka në turizëm? Ne mendojmë se kjo nuk është gjithçka, është një indikacion, por jo thelbi. Qëndrueshmëria duhet të jetë kryefjala e turizmit në Shqipëri. Kjo është sfida më e madhe që ballafaqohet dhe sfida jonë si Ministri e Mjedisit dhe Turizmit”, tha Çeku, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ambasada Gjermane në Himarë, për promovuar turizmin në jug të vendit, raporton ATA.
Sipas tij, çështja e turizmit nuk është ekskluzivitet i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, pasi janë shumë institucione të tjera lokale e rajonale që kanë një rol të rëndësishëm mbi super për të ofruar një turizëm të qëndrueshëm.
“Duhet thënë se Turizmi nuk është ekskluzive e vetëm Ministrisë, pasi janë shumë institucione të tjera dhe rajonale që ndërmarrin dhe kujdesen për menaxhimin e turizmin, ne si njësi qendrore duhet të jemi më të përgatitur për menaxhimin e gjithë këtyre hallkave, ku biznesi mban barrën më të madhe. Prandaj duhet që turizmin ta vendosim në binaret e sigurisë e qëndrueshmërisë dhe jo të një lufte që lidhet me numrat. Duhet të synojmë një kontribut më të madh të turizmit në ekonomi, punësim, si dhe shpërndarje të ardhurave ekonomike e sociale të të mirave që sjell turizmi si në shtrirje gjeografike, por dhe në shtresa të ndryshme ekonomike e sociale të vendit. Turizmin pra duhet ta kuptojmë si një sektorë të qëndrueshëm që sjell rritje dhe barazi e kohezion social, pasi secili qytetarë pavarësisht se ku banon, duhet ta shoh angazhimin në turizëm si potencial për punësim e për të rritur të ardhurat për fa miljen e komunitetin”, vijoi Çeku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron