LAJMI I FUNDIT:

“Pyjet e Maqedonisë” – Në Kavadar kanë porositur 19 000 metër kub dru për ngrohje

“Pyjet e Maqedonisë” – Në Kavadar kanë porositur 19 000 metër kub dru për ngrohje

Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe zyra vendore “Bor” nga Kavadari, kanë dorëzuar 19 000 metërkub dru për ngrohje ose 85 përqind nga sasia të cilën janë dakorduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri në fund të muajit të gjithë që kanë nënshkruar marrëveshje do të marrin së paku gjysmën e sasisë që e kanë paguar, ndërsa pjesën tjetër do e marrin në javën e parë të nëntorit”, deklaroi drejtori Slobodan Klimoski.


Sipas tij, të gjithë ata që nuk kanë blerë me kohë drutë për ngrohje do të mund t’i porositin sipas sasisë së mbetur./Telegrafi/