eksperti ad

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu me shpejtësi prej 50 km/orë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 33 gradë.


Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të bjerë në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.

Gjatë javës së re moti do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu.

Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, veçanërisht të martën.