LAJMI I FUNDIT:

Pyetjet më të zakonshme në intervistë pune dhe përgjigjet më të mençura

Pyetjet më të zakonshme në intervistë pune dhe përgjigjet më të mençura

Intervistat e punës janë të paparashikueshme dhe shpeshherë acaruese.

Madje, për disa prej neve janë edhe të frikshme.


Por, nëse jeni lloji i personit që asnjëherë nuk futet në një intervistë pune me vetëbesim të plotë, atëherë ju mund t’i lehtësoni nervat tuaj, pasi që tani mund të përgatiteni për disa prej pyetjeve më të zakonshme që bien aty, transmeton Telegrafi.

1: Na trego më shumë për veten (ose përshkruaje veten)

Kjo shpeshherë i zë njerëzit të papërgatitur sepse nuk janë të sigurt a duhet të flasin për të kaluarën personale apo profesionale. Për të filluar, fillimisht përdoreni një përshkrim që i aplikohet edhe jetës personale dhe profesionale. Theksoni fuqitë që i posedoni dhe përfundojeni duke theksuar se për çfarë keni pasion dhe si ajo ndërlidhet me punën në të cilën jeni duke aplikuar.

2: Çfarë ju bën të veçantë?

Kjo është një tjetër pyetje e cila shpeshherë i zë ngushtë të intervistuarit sepse nuk janë të sigurt se çfarë karakteristika të “veçantisë” dëshiron intervistuesi t’i dëgjojë.

Kjo pyetje përpiqet ta gjejë përgjigjen se përse do të ishit një aset unik në vendin e punës, prandaj është ide e mirë t’i theksoni karakteristikat apo trajtat të cilat i keni asete dhe që aplikohen në jetën personale dhe profesionale.

3: Përse dëshiron të punësohesh këtu?

Përgjigja në këtë pyetje gjithmonë duhet të jetë duke treguar se si përvoja dhe aftësia juaj lidhet me misionin dhe vlerat e kompanisë; si mund ta përmirësoni shërbimin apo produktin që kompania e ofron; dhe çfarë e bën kompaninë unike në sytë tuaj.

4: Ku e shihni veten pas pesë vjetëve?

Përgjigja në këtë pyetje mund të ndryshojë varësisht se sa shumë keni përvojë pune, por, pavarësisht çfarë e qysh, gjithmonë duhet të siguroheni se qëllimet tuaja afatgjata janë të lidhura me vizionin e kompanisë që po ju interviston.

5: Përse duhet t’ju punësojmë?

Ky është shansi juaj për ta “shitur” veten – me specifika! Flisni për aftësitë e veçanta që i keni dhe tregojani disa ide të cilat kontribuojnë në qëllimet dhe suksesin e kompanisë. /Telegrafi/