LAJMI I FUNDIT:

Pyetjet e Dybalas që e emocionuan Messin

Pyetjet e Dybalas që e emocionuan Messin

Lionel Messi ka filluar kapitull e ri në karrierën e tij fantastike, duke u prezantuar te Inter Miami. Kjo vjen disa muaj pasi fitoi Kampionat Botëror me Argjentinën, pra dhjetorin e kaluar.

I intervistuar nga ‘Television Publica’, Messi kujtoi arritjen e Argjentinës në Katar dhe iu përgjigj pyetjeve të disa bashkëlojtarëve të tij në ekipin kombëtar, gazetarëve të improvizuar për këtë rast.


Përveç Julian Alvarez dhe Nahuel Molina, ishte edhe Paulo Dybala që donte t’i bënte disa pyetje kampionit nga Rosario.

Numri 21 i Romës fillon me dy pyetje që goditën zemrën e Messit: “A je vërtet njeri?” dhe më pas “A je i vetëdijshëm për gjithçka që ke arritur në karrierën tënde?”.

Messi u emocionua shumë dhe iu përgjigje kështu: “Kur je në konkurrencë dhe ke synime përpara, për të fituar gjithçka për të cilën luan, nuk e vlerëson atë që merr. Tani unë jam në një moment të karrierës sime ku shijoj gjithçka që më ndodh, vlerësoj gjithçka më shumë sepse  e di që janë vitet e fundit”, nënvizoi Messi dukshëm i emocionuar.

E pranoi në vitin 2018, e kaloi më pas te Coutinho e Dybala - Messi ia dha fjongon fatsjellëse edhe Emiliano Martinezit
Lexo po ashtu E pranoi në vitin 2018, e kaloi më pas te Coutinho e Dybala - Messi ia dha fjongon fatsjellëse edhe Emiliano Martinezit

Ai vazhdoi pastaj duke thënë se titulli i Kupës së Botës do të mbetet aty përgjithmonë.

“Mendoj se kur të tërhiqem dhe të mos luaj më, do ta vlerësoj shumë më tepër të qenurit kampion bote. Ky titull do të qëndrojë gjithë jetën e tij në një vend si i yni që është kaq i apasionuar pas futbollit, aq mirënjohës. Do të hyjë në histori dhe do të ketë situata që do t’ju tregojnë se çfarë do të thotë të jesh kampion bote”, ka përfunduar Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori