Një prej pyetjeve më të parehatshme që bëhet në intervistë të punës është “Çfarë rroge kërkon” ose “Çfarë rroge keni momentalisht”.
Sikurse në shumë rrethana tjera të parehatshme, reagimi juaj i menjëhershëm mund të jetë që menjëherë të jepni përgjigje, duke treguar se sa para bëni momentalisht dhe pastaj të shpjegoni se çfarë rroge kërkoni në punën e re që synoni ta fitoni, transmeton Telegrafi.
Por, eksperti i financave personale, Ramit Sethi thotë se ky është kurth!
Kur punëdhënësit me përvojë dëgjojnë një përgjigje të drejtpërdrejt, ata menjëherë kanë një avantazh.
P.sh. ndoshta ata kanë qenë të gatshëm t’ju ofrojnë një rrogë shumë më të lartë sesa ajo që e keni kërkuar, dhe kështu ju humbni.
Megjithatë, në anën tjetër, nëse kategorikisht refuzoni t’i përgjigjeni kësaj pyetje, ju mund të krijoni përshtypje të keqe tek intervistuesi.
E mira është se nuk keni nevojë ta bëni këtë. Mjafton ta përvetësoni taktikën e mëposhtme nga politikanët dhe të përgjigjeni në mënyrë diplomatike.
Në pyetje të tilla, Sethi rekomandon të përgjigjeni diçka kështu: “E dini se çfarë, unë vërtet jam i lumtur që ndërkohë ta diskutojmë çështjen e parave, por për momentin jam duke e parë nëse dy palët jemi duke u përshtatur. Jam i sigurt se edhe ju jeni duke provuar ta bëni të njëjtën gjë”.
Sethi thotë se kjo përçon vetëbesim dhe profesionalizëm te intervistuesi, madje ai edhe mund të sugjerojë oferta të ndryshme në tavolinë.
Këshilla e tij është që të mos e negocioni rrogën derisa intervistuesi t’jua ofrojë një ofertë pune.
Sidoqoftë, në rastet tjera kur intervistuesi këmbëngul që të përgjigjeni, është mirë që të përgjigjeni sinqerisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Trupat dhe antitrupat: Çfarë është faktori Rh dhe përse është me rëndësi të përcaktohet në shtatzëni
Si të bëni efektin ombre në buzë?
Çfarë mund të bëj që t’i shëroj thithat e plasaritura? Mos vuani, mësoni si ta ndihmoni veten
‘Një fatkeqësi e modës’ – ekspertët vazhdojnë me kritikat për veshjen e Lana del Rey
Studim: Fëmija i vogël në familje lind për t’u bërë milioner
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi