LAJMI I FUNDIT:

Pyetet në mediat e huaja për traditat shqiptare, Bebe Rexha: Në shtëpi duhet të kap tabakanë dhe të shërbej, nëse nuk e bëj është mos-respekt

Pyetet në mediat e huaja për traditat shqiptare, Bebe Rexha: Në shtëpi duhet të kap tabakanë dhe të shërbej, nëse nuk e bëj është mos-respekt
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”.

Ajo është duke promovuar albumin e saj të ri me 13 këngë të reja në të gjitha mediat dhe tabloidet ndërkombëtare.


Në një intervistë të fundit të dhënë për Los Angeles Times, Rexha ka folur edhe për prejardhjen e saj dhe traditat shqiptare.

Kopertina e albumit “Better Mistakes” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo ka treguar për mediumin botëror se si është muzika tradicionale shqiptare he cilat janë ritmet e saj.

Bebe Rexha shfaqet me dekoltenë e hapur, ndërsa i jep një puthje të zjarrtë të dashurit të saj
Lexo po ashtu Bebe Rexha shfaqet me dekoltenë e hapur, ndërsa i jep një puthje të zjarrtë të dashurit të saj

“Kur të shkoni në një dasmë atje, do të keni një djalë të madh që godet në daulle bas dhe më pas do të vijë edhe dikush me klarinetë ose një fizarmonikë – kaq. Daullet tingëllojnë si: Boom-Chicka-Boom-Chicka-Boom-Boom-Boom”, ka thënë artistja shqiptare.

Bebe Rexha (Foto: Myung J. Chun)

Tutje, ajo u pyet edhe për traditata dhe zakonet e vendit, të cilat ajo i praktikon te familja e saj, në shtëpinë e tyre në New York.

“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekziston një sistem i hapave se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Atëherë më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Atëherë ndoshta më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, ka thënë 31-vjeçarja.

"Rita Ora dhe Dua Lipa nuk do të bëhen kurrë bashkë", Bebe Rexha thotë se u mundua t'i pajtojë dy vajzat nga Kosova
Lexo po ashtu "Rita Ora dhe Dua Lipa nuk do të bëhen kurrë bashkë", Bebe Rexha thotë se u mundua t'i pajtojë dy vajzat nga Kosova

Ndonëse është lindur në Brooklyn dhe rritur në Staten Island – të dyja lagje të New Yorkut, Bebe Rexha nuk i ka harruar traditat dhe kulturën shqiptare.

Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj të origjinës dhe vjen për vizitë sa herë të mundet në Shqipëri dhe te familja e saj në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"Nëse je 40 vjeç dhe nuk ke pesë fëmijë, atëherë je homoseksual", deklarata e Andrew Tate shkakton sërish bujë në X

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori