LAJMI I FUNDIT:

Putini ende nuk mund të shkojë në Mal të Zi, hyrja i ndalohet edhe Kadyrovit

Putini ende nuk mund të shkojë në Mal të Zi, hyrja i ndalohet edhe Kadyrovit

Mali i Zi ka zgjatur sanksionet për 1,552 persona dhe 246 persona juridikë që zbatojnë ose mbështesin aktivitete dhe politika që kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës ose pengojnë punën e organizatave ndërkombëtare në atë vend.

Kështu thuhet në vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e masave kufizuese ndërkombëtare të përcaktuara me vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian në lidhje me veprimet që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, raporton Vijesti, transmeton Telegrafi.


Sipas vendimit të 5 shtatorit të Qeverisë, personave nga lista u ndalohet hyrja në territorin e Malit të Zi. Mes tyre ka politikanë, pjesëtarë të ushtrisë, prokurorë, gjyqtarë, punonjës të medias, roje sigurie e sipërmarrës.

Në mesin e këtyre emrave janë Presidenti rus Vladimir Putin , Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës ruse Sergei Lavrov , Ministri i Mbrojtjes i Federatës ruse Sergei Shoigu , ish-presidenti i Rusisë dhe zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë ruse Dmitri Medvedev dhe President i Republikës së Çeçenisë Ramzan Kadyrov.

Në vendimin e qeverisë thuhet se këta janë persona që ofrojnë në mënyrë aktive mbështetje materiale ose financiare për vendimmarrësit rusë ose përfitojnë nga vendimmarrësit rusë që janë përgjegjës për aneksimin e Krimesë ose destabilizimin e Ukrainës dhe që menaxhojnë transaksionet me grupet separatiste në Rajonin e Donbasit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori