Nga: Alexander Gabuev / The Financial Times
Një muaj pas inkursionit të Ukrainës në territorin rus, një gjë është e qartë: Kremlini është gati të vazhdojë luftën shkatërrimtare, deri në lodhje të Ukrainës, të cilën Vladimir Putini ende beson se mund ta fitojë. Deri tash janë shuar shpresat se konflikti mund të shkojnë në një fund të shpejtë, përmes ndonjë rruge të shkurtë ushtarake ose ekonomike. Tani, ajo që nisi si lufta e Putinit, po bëhet gjithnjë e më shumë luftë e Rusisë, duke rritur aftësinë e Kremlinit për të injoruar çmimin që duhet paguar.
Është e vetëkuptueshme se debakli i Kurskut është i turpshëm për Putinin: në fund të fundit, është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që pushtohet Rusia e armatosur bërthamore – dhe nga një shtet jobërthamor. Por, nuk ka gjasa që ky poshtërim të shkaktojë probleme politike për Putinin, në Rusi, siç kanë sugjeruar disa zyrtarë të lartë në Ukrainë dhe në Perëndim.
Rezervat e thella të inercisë sociale, të apatisë dhe shpërbërjes së shoqërisë ruse, ishin burimet e fuqisë së Putinit shumë kohë përpara pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Dhe, që atëherë, Kremlini i ka kultivuar me kujdes këto shtylla të regjimit – ndërkohë që në të njëjtën kohë forcoi aparatin e represionit dhe mbushi popullsinë me para.
Për më tepër, në rajonet përgjatë kufirit që dëshmuan shpagimin ukrainas, mbështetja për përpjekjet ruse të luftës është 10-15 për qind më e lartë se mesatarja kombëtare prej rreth 60 për qind. Këto janë të njëjtat rajone ku, para luftës, mijëra njerëz vizitonin të afërmit dhe miqtë e tyre ukrainas mëtanë kufirit. Rritja e ndjenjave pro luftës nuk rezulton domosdo në më shumë rekrutë për ushtrinë, por e bën më të lehtë punën e qeverisë për të bindur popullin rus që të tolerojë luftën e pafund me fqinjët e tyre.
Kjo është arsyeja se pse Putini nuk nxiton të zmbraps pushtuesin me çdo kusht. Fokusi i tij ushtarak këtë vit ka qenë në Ukrainën lindore, ku trupat ruse çanë rrugën përmes mbrojtjes ukrainase. Tash për tash, mjafton që Kremlini të shmang çarjen në zonën e Kurskut, duke i futur kuturu njësitet ushtarake nga gjithë Rusia, ndërkohë që vazhdon të dërgojë luftëtarët më të përgatitur në Donbas. Presidenti rus beson se ai duhet të përparojë sa më shumë që të jetë e mundur, para se të fillojë dimri, dhe se mund t’ia lejojë vetes të merret me Kurskun më vonë.
Kjo ndihmon për të shpjeguar se pse Kremlini, pavarësisht nga turpi, nuk po nxiton të përdorë disa nga mjetet më të fuqishme që disponon, duke përfshirë armët taktike bërthamore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për arsye të kuptueshme dëshiron ta portretizojë inkursionin në Rusi si dëshmi përfundimtare se Kremlini mund të tërhiqet me forcë – dhe se Perëndimi nuk duhet të ketë frikë nga përshkallëzimi. “Është rrënuar i gjithë koncepti naiv, iluziv i të ashtuquajturave vija të kuqe në lidhje me Rusinë, që dominonte në vlerësimin e luftës nga disa partnerë”, tha ai muajin e kaluar.
E vërteta është se për çdo zbythje në këtë luftë, Putini ka qenë në gjendje të tërhiqet dhe të shantazhojë ukrainasit – dhe, gjithnjë e më shumë aleatët perëndimorë të Kievit. Në dy vjet e gjysmë ai ka kryer një mobilizim në shkallë të gjerë, ka nisur sulmet e pamëshirshme ajrore kundër infrastrukturës ukrainase dhe ka filluar një fushatë sabotimi në Perëndim. Në reagim ndaj inkursionit të Kurskut, Kremlini ka urdhëruar një sulm masiv kundër rrjetit elektrik të Ukrainës dhe që atëherë ka vazhduar të terrorizojë vendin për çdo natë.
Do të ketë ndryshime të mëtejshme të dhimbshme për Putinin në këtë luftë, pasi Kievi po kërkon lejen nga Perëndimi për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi të siguruara nga NATO, për të goditur thellë brenda Rusisë, si dhe zhvillimin e programit e saj raketor me ndihmën perëndimore. Por, Kremlini nuk ka mjete për t’u përgjigjur. Vendimi më i rëndësishëm tani është nëse Putini do të përpiqet për një mobilizim të ri, duke pasur parasysh se numri i trupave ruse është zvogëluar.
Kjo mungesë e fuqisë njerëzore mund të adresohet përmes një sistemi elektronik të thirrjeve që u prezantua vitin e kaluar dhe që do të jetë funksional deri në nëntor. Pas panikut dhe eksodit që pasoi mobilizimin e pjesshëm të vitit 2022, sistemi i ri është krijuar për të reduktuar ankthin e publikut dhe për të bërë të pamundur arratisjen jashtë vendit për ata që ftohen në ushtri.
Duke pasur parasysh vendosmërinë e Moskës dhe Kievit për të luftuar, nuk ka gjasa të ketë rrugë të shkurtër për fitore të shpejtë për secilën palë. Me perspektivat e zvogëluara për diplomacinë në muajt e ardhshëm, lufta do të zvarritet. Ajo do të mbetet e paparashikueshme dhe do të bëhet më e rrezikshme. Udhëheqësit perëndimorë duhet të jenë të përgatitur të qëndrojnë pranë Ukrainës për një periudhë të gjatë dhe të dhimbshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ISO 14001:2015: Një gjuhë universale për qëndrueshmërinë
Një vit brutal dhe një tregim për dy versione të Izraelit: ai që ka frikë dhe ai që është i frikshëm
Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore dhe vetëm një shtet mund ta ndalojë atë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia