LAJMI I FUNDIT:

Putin shkarkon zv.ministrin rus të Mbrojtjes, njihej si “kasapi i Mariupolit”

Putin shkarkon zv.ministrin rus të Mbrojtjes, njihej si “kasapi i Mariupolit”

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në “një post tjetër”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Bulgakov do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes së Rusisë, raporton rel.


Ushtria ukrainase tha se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit të Detit Ukrainas Azov, gjë që i dha atij pseudonimin “kasapi i Mariupolit”, por që humbjet e njëpasnjëshme duket se i ka dhënë arsye për shkarkim presidentit rus, Vladimir Putinit.

Mariupol u pushtua nga Rusia në fund të majit pasi pjesa më e madhe e qytetit u shndërrua në gërmadha dhe mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit.

Udhëheqja ushtarake ruse nën ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu është kritikuar së fundmi në qarqe pranë Kremlinit.

Rreth dy javë më parë, ushtria e Moskës ishte tërhequr me nxitim nga rajoni lindor i Ukrainës, Kharkiv, nën presionin e kundërofensiveve ukrainase. /Telegrafi/