LAJMI I FUNDIT:

Putin, Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë

Putin, Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar të premten shtetin anëtar të NATO-s, Poloninë, se ka ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik.

Mes tjerash, Putin ka thënë se secili agresion kundër Bjellorusisë do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë, dhe se Moska do ta mbronte shtetin fqinj me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.


Komiteti i Sigurisë në Varshavë ka marrë vendim të mërkurën për t’i dërguar disa njësite ushtarake në lindje të Polonisë pasi anëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Bjellorusi, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke e cituar sekretarin e komitetit.

Të mërkurën, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke i mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke u thënë se nuk do të marrin më pjesë në luftën në Ukrainë, mirëpo do të përgatiten për Afrikë teksa e stërvitin ushtrinë bjelloruse.

Prigozhin ka thënë se Wagner, i cili ka zhvilluar luftë të ashpër në qytetin ukrainas të Bahmutit, është forca luftarake më efektive e Rusisë.

Mirëpo përplasjet e shpeshta me udhëheqësinë ushtarake në Moskë, kanë rezultuar me nisjen e një rebelimi nga ana e tij, katër javë më parë.

Rebelimi ka përfunduar me një marrëveshje që parasheh largimin e Wagnerit në Bjellorusi, apo anëtarësimin e pjesëtarëve të grupit në ushtrinë ruse.

Putin ka thënë se ka raportime në media se një njësit polako-lituanez do të shfrytëzohet për operacionet në perëndim të Ukrainës – pjesë të së cilës dikur i kanë takuar Polonisë – dhe që ta pushtojë territorin atje.

“Dihet mirë se ata ëndërrojnë edhe tokën bjelloruse”, ka thënë ai, pa ofruar ndonjë të dhënë.

Polonia, në anën tjetër, ka hënë se nuk ka ambicie territoriale në Bjellorusi. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori