LAJMI I FUNDIT:

Putin i jep nënës së Kadyrovit çmimin e “Urdhrit të Nderit”

Putin i jep nënës së Kadyrovit çmimin e “Urdhrit të Nderit”

Gjatë një ceremonie në Kremlin të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin nderoi nënën e liderit çeçen Ramzan Kadyrov me Urdhrin e Nderit.

“Aimani Kadyrova, një filantropiste dhe figurë publike, ia ka kushtuar gjithë jetën e saj shërbimit të popullit. Ajo drejton Fondacionin Akhmad Kadyrov”, tha Putin, transmeton Telegrafi.


Dekreti për këtë çmim u nënshkrua në vitin 2022, dhe 69-vjeçarja deri më tani ka pranuar një mori çmimesh dhe titujsh.

Ramzan Kadyrov, i cili udhëheqë Çeçeninë, ka luftuar me ushtrinë e tij përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë.