LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e opozita pro ndryshimit, por Ligji i Festave Zyrtare mbetet akoma i njëjtë

Qeveria e opozita pro ndryshimit, por Ligji i Festave Zyrtare mbetet akoma i njëjtë

Disa legjislatura kanë tentuar të ndryshojnë Ligjin për festat zyrtare por nuk ja kanë arritur. Ngjashëm edhe kjo legjislaturë e ka pasur në rend dite por e ka shtyrë për seanca tjera. Nga opozita ka kërkesa specifike se cilat data do të duhej të largoheshin nga lista si ditë pushimi.

Aktualisht sipas ligjit janë 11 data festash që pushohet, e tetë të tjera janë data memoriale.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se disa data duhet të largohen nga kalendari i festave zyrtare.

Fe

“Do të punojë në Kuvend që disa ditë feste t’i largojë nga ky ligj. Njëra ndër to është Dita e Evropës që nuk festohet askund në botë. Janë edhe disa ditë tjera që nuk përkojnë asgjë me realitetin në Kosovë e as atë evropian. Kosova ka më së shumti ditë feste në rajon”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Besnik Tahiri.

Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani thotë se janë duke punuar që të shmangin pushimin në ditë të punës kur festat qëllojnë në fundjavë.

“Do të kontribuojmë që festat kur të bien në fundjavë atë ditë të jetë festë e jo të hënën, siç ndodh zakonisht tek ne që të shtunën është festa e pushimi bëhet të hënën. Kjo në fakt iu bëhet e padrejtë edhe punëtorëve të sektorit privat që nuk pushojnë njëjtë sikurse ata në sektorin publik”.

Megjithëse ka kompromis nga shumica e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës, problematikë është bërë mungesa e deputetëve të pakicës që janë të nevojshëm për kalimin e ligjit.

“Siç jeni në dijeni Ligji për Festat Zyrtare që është miratuar në vitin 2008, bënë pjesë në Legjislacionin me Interes Vital, andaj për ndryshimin e tij duhet edhe shumica e votave të komuniteteve që kanë vende të rezervuara. Pra plotësim-ndryshimi nuk varet vetëm nga vullneti i shumicës parlamentare”.

Ndryshimet u tentuan në Kuvend disa javë më parë, por që u shtynë në seancat e ardhshme për shkak të mungesë së deputetëve të minoriteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori