Që nga viti 2009 e këndej vetëm për 5 për qind janë rritur rrogat e punëtorëve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Këtë pakënaqësi e kanë shprehur punëtorët e kësaj drejtorie duke protestuar para zyrave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë.
Përfaqësuesit e sindikatës janë shprehur se krahas të gjitha krizave që ka kaluar vendi,duke filluar me pandeminë e deri në rritjen enorme të çmimeve, megjithatë pagat e tyre kanë mbetur të pandryshuara.
“Jemi të pakënaqur për shkak se nuk jemi të përfshirë në nenin 66 të ligjit për buxhetin dhe interpretimin autentik që e ka bërë kuvendi konsiderojmë se ne si pjesë e Ministrisë së Financave na takon rritja prej 30 për qind dhe me këtë rast shprehim pakënaqësinë tonë. Kjo protestë është vazhdimësi e tentimeve të vazhdueshme gati se një vit më herët të nisura, kur kishim kërkesë për rritjen e rrogave edhe atë të arsyeshme, të argumentuar, të bazua, në krejt ato parametra. që më marrëveshjen kolektive ekzistuese që e kemi si sindikatë na takon. Pra, në 15 vitet e kaluara ne kemi një rritje prej vetëm 5 për qind. Duke patur para parasysh rritjen e çmimeve, pandeminë që e kishim kjo nuk do të ishte rritje e pagës por një ndjekje e situatës dhe me këtë do të siguronim një mirëqenie normale”, tha Agron Emini, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Punëtorët janë të revoltuar se një rritje prej vetëm 5 për qind e pagës gjatë 15 viteve të kaluara është shumë pak në krahasim me rritjen e çmimeve. Ata thonë se janë ndër institucionet e pakta në vend ku nuk është bërë rritja e rrogave. “Sot jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë lidhur me të drejtat që na takojnë dhe nuk na janë plotësuar ku në bazë të ligjit na takon një rritje prej 30 për qind, në pajtim me nenin 66 për buxhet, ku sipas këtij ligji, organeve që janë pjesë e Ministrisë së Financave u takon një rritje prej 30 për qind e rrogave. Sindikata jonë ka dërguar kërkesë deri tek punëdhënësi për rritjen që na takon por përgjigje nuk kemi marrë dhe fakti që nuk kemi përgjigje pozitive tregon se kemi dalur në protestë për të kërkuar të drejtat tona”, tha Tanja Sibinovska, punëtore në Drejtorinë e Ardhurave Publike.
Nga Sindikata e punëtorëve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike thonë se gjendja nuk është përmirësuar dhe se 15 vite ka patur vetëm një rritje prej 5 për qind, përderisa në të gjithë sektorët janë shënuar rritje të rrogave. Ata thonë se protesta është një pakënaqësi e mënyrës së vazhdueshme që ekziston në mesin e të punësuarve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City