LAJMI I FUNDIT:

Punëtori i Amazon fiton lotarinë dhe e lë punën, kompania mendonte se ai po bënte shaka

Punëtori i Amazon fiton lotarinë dhe e lë punën, kompania mendonte se ai po bënte shaka

Dean Weymesit i priu fati, por ai e pati të vështirë të bindë punëdhënësin e tij Amazon se nuk po gënjente.

Weymes ishte punëtorë i ekipit të transportit në Britani të Madhe, por shpejt pasi shkoi në punë më 30 korrik, ai kontrolloi numrat e tij të lotarisë dhe pa se kishte fituar Lotarinë Kombëtare “Set For Life”. Ai vendosi të shkojë në shtëpi i sëmurë atë ditë dhe të nesërmen e la punën e tij.


Në plotësimin e dokumenteve, atij iu kërkua të plotësojë një formular që të shpjegojë pse po largohej nga puna.

“Unë shkrova, fitova lotarinë dhe ata menduan se po bëja një arsyetim me shaka”, tha Weymes për Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Weymes do të marrë 10 mijë sterlina apo 10,800 euro për çdo muaj për 30 vitet e ardhshme, në total rreth 4 milionë euro.

Ai thotë se planifikon të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë skenarist tani që është pavarësuar financiarisht. /Telegrafi/