LAJMI I FUNDIT:

Punëtorëve të shtetit u dalin pagat

Punëtorëve të shtetit u dalin pagat

Ministria e Financave ka njoftuar se të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, u ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin prill.

“Ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë”, ka njoftuar Ministria e Financave, shkruan Telegrafi.


Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë të punësuarve në Kosovë u uron Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji. /Telegrafi/