LAJMI I FUNDIT:

Punë në Zvicër: Ja cilët janë sektorët ku ka më së shumti vende të lira, në vitin 2019

Punë në Zvicër: Ja cilët janë sektorët ku ka më së shumti vende të lira, në vitin 2019

Përafërsisht, sipas mediave lokale, janë identifikuar rreth 7 për qind më shumë vende të lira të punës në Zvicër, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019.

Sipas Indeksit të Tregut të Punës në Grupin Adecco, në Zvicër ka pasur rritje të konsiderueshme në treg në të gjithë sektorët profesional krahasuar me vitin e kaluar.


Po sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, gjetjet e raportit tregojnë një kërkesë në rritje në sektorë të caktuar me më shumë reklama për punë për shërbyesit civil dhe mësuesit.

“Ne supozojmë se numri gjithnjë e më i madh i fëmijëve në moshë shkollore është duke rezultuar në punësimin e stafit më shumë mësimdhënës, por ne gjithashtu po vëmë re një ngritje të reklamave për punë në fushat e shkollave parashkollore dhe pas shkollës së mesme”, ka thënë Anna von Ow nga Monitoruesi i Tregut të Punës në Zvicër.

Kështu, siç thuhet tutje, në fillim të vitit 2019, kompanitë zvicerane gjithashtu po kërkonin 16 për qind më shumë menaxherë të mesëm dhe menaxherë projekti dhe 13 për qind më shumë specialistë të IT dhe teknologjisë.

Në këtë drejtim bëhet e ditur se në disa muaj të vitit 2019, sektorët e mëposhtëm kishin numrin më të madh të vendeve të lira:

1) Mësues dhe profesionistë të arsimit

2) Nëpunës publikë

3) Specialistë të IT dhe teknologjisë

4) Menaxhimi i mesëm dhe pozicione të menaxhimit të projektit

5) Ndërtim dhe rinovime

6) Profesione teknike

7) Punë shëndetësore, si dhe

8) Shërbimet e mikpritjes dhe pastrimit /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori